Lajme

Basha thotë se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura, flet edhe për temperaturat

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 29 November 2026

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend, duke thënë se të gjitha ato që janë nën përgjegjësinë e ministrisë ‘’janë të hapura për qarkullim’’.

Basha, ka thënë edhe se, ekipet e pastrimit po ndërhyjnë gjatë gjithë kohës për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.

‘’ Sipas raportimeve që kemi, gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 cm, ndërsa në disa zona malore ka kaluar 40 cm. Gjatë ditëve në vijim, temperaturat minimale pritet të jenë nga −16 deri në −10 °C, ndërsa ato maksimale nga −5 deri në −2 °C’’, ka shkruar Basha.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Njoftim për gjendjen e rrugëve!

Jemi në terren gjithandej bashkë me menaxherët dhe të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura për qarkullim. Ekipet e pastrimit po ndërhyjnë gjatë gjithë kohës për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.

Sipas raportimeve që kemi, gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 cm, ndërsa në disa zona malore ka kaluar 40 cm. Gjatë ditëve në vijim, temperaturat minimale pritet të jenë nga −16 deri në −10 °C, ndërsa ato maksimale nga −5 deri në −2 °C.

Të dashur qytetarë, temperaturat e ulëta e rrisin rrezikun në qarkullim, prandaj ju lusim të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe ta përshtatni shpejtësinë me gjendjen e rrugës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy