Lajme

U vra në përplasjen me policinë italiane, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 29 November 2026

30-vjeçari Silvester Cami është shqiptari që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, identifikimi u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhënave personale. Autoritetet italiane kanë njoftuar familjarët e tij në Shqipëri për vdekjen.

Cami rezulton të kishte precedentë për vepra kundër pasurisë, kryesisht vjedhje, si dhe një sinjalizim për hyrje të parregullt në territorin italian.

-Advertisement-

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për 37-vjeçarin shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të arratisej pas ndërhyrjes policore. Ai është në kërkim për disa vepra penale dhe ka një dënim për të vuajtur prej më shumë se 12 vitesh burg në Itali.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e shkëmbimit të zjarrit dhe përgjegjësitë për vdekjen e 30-vjeçarit.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy