Fokus

SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 07 November 2026

Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tyre dhe mënyrën se si shoqëria dhe institucionet po i trajtojnë këto raste.

Psikologia Mirjeta Pestisha e ftuar në emisionin “Doktor Plus”, me moderatoren Arjeta Osmani, ka folur për shkaqet psikologjike dhe shoqërore të dhunës në familje, duke theksuar se dhuna fizike shpesh është rezultat i një procesi të gjatë të abuzimit psikologjik, seksual dhe financiar, shkruan Gazeta Infokus.

E pyetur për shifrat alarmante të dhunës në familje, ku gjatë viteve të fundit mbi 8 mijë gra janë regjistruar si viktima, psikologia ka theksuar se fenomeni i dhunës nuk është i ri në shoqërinë kosovare, por se në të kaluarën shumë raste nuk janë raportuar.

-Advertisement-

Ajo ka përmendur edhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilave rreth një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës.

“Dhunë nuk po e them vetëm dhunë fizike, sepse kemi edhe dhuna të tjera të cilat janë prezente në vendin tonë. Dhunë psikologjike, dhunë seksuale dhe kjo është një shifër alarmante. Si shoqëri gjithmonë prezente i kemi pasur dhunën, frikën. Dhunën e kemi pasur gjithmonë prezente, duke filluar ndoshta edhe nga pjesa e gjinisë. Gjinia mashkullore kundrejt gjinisë

Gjatë intervistës, psikologia është ndalur edhe te vrasja e Arlinda Zekajt, rast që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe protesta për mbrojtjen e grave.

Ajo ka thënë se kjo ngjarje ka nxjerrë në pah probleme serioze në funksionimin e mekanizmave shoqërorë dhe institucionalë.

“Rasti i të ndjerës Arlinda, natyrisht, i cili thjesht si shtet na zgjoi dhe na tregoi që ne nuk jemi duke bërë asgjë dhe jemi shumë prapa me gjithë secilën gjë të cilën ne sot po funksionojmë, duke filluar nga institucioni familje e deri te gjykata dhe prokurorët”, ka deklaruar psikologia.

Ajo ka theksuar se ngjarjet e fundit kanë nxitur më shumë gra të flasin publikisht për përvojat e tyre me dhunën. Megjithatë, psikologia ka bërë një dallim të rëndësishëm mes rritjes së raportimeve dhe rritjes së numrit të rasteve.

“Unë nuk mund të them që kemi më shumë raste. Kemi shumë prononcime, sepse u cenua e drejta, u cenua siguria jonë, siguria e femrave”, ka deklaruar ajo./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni storien e plotë:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy