Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 31 October 2026
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe gjendje të rënduar shëndetësore, për çka i ishte rekomanduar kryerja e rezonancës magnetike.
Megjithatë, kur ishte paraqitur në QKUK për të caktuar terminin, ajo thotë se i ishte kërkuar të priste disa muaj.
“Shkova për termine për një rezonancë, më tha të pres deri në muajin nëntor. Imagjinoje në atë gjendje të presësh deri në nëntor”, ka rrëfyer pacientja për Gazetën Infokus.
Sipas saj, gjendja shëndetësore nuk ia lejonte një pritje kaq të gjatë, prandaj ishte detyruar ta kryente ekzaminimin në një institucion privat.
“Unë duke parë gjendjen time u detyrova të mos pres, të shkoj privat, por po mendoja për persona që s’i kanë mundësitë”, është shprehur ajo.
Por kjo nuk është e vetmja paciente që është përballur me termine të largëta për rezonancë magnetike në QKUK.
Nga qershori i vitit 2025, termini i radhës në janar të vitit 2027
Një tjetër paciente kishte aplikuar për rezonancë magnetike më 15 prill të vitit 2025.
Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Infokus, termini i parë për ekzaminim i ishte caktuar më 18 qershor 2025.
Mirëpo, sipas pacientes, ky termin i ishte shtyrë dhe ekzaminimi i ishte caktuar për datën 16 janar 2027.
Kjo nënkupton një diferencë prej 577 ditësh ndërmjet dy termineve, apo rreth një vit e shtatë muaj.
Të dy dokumentet e siguruara nga Infokusi përmbajnë datat përkatëse të termineve, ndërsa arsyet e ndryshimit të tyre nuk sqarohen në dokumente.
Këto dy raste nxjerrin në pah shqetësimet e pacienteve lidhur me pritjet e gjata për ekzaminime në Klinikën e Radiologjisë së QKUK-së.
Ndërsa njëra prej tyre thotë se është detyruar të kërkojë shërbim në sektorin privat, mbetet e hapur pyetja se çfarë ndodh me pacientët që nuk kanë mundësi financiare t’i kryejnë këto ekzaminime jashtë institucioneve publike./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, prote*stuesit vendosin ulëse në rrugë para Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes...
-
Tensionet në prote*stën përpara Kryeministrisë, policia nis ndalimet e protest*uesve
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeminis...
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...
-
Nis protes*ta kundër vra*sjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zek...
-
Përparim Rama ngacmon “militantët e Vetëvendosjes” me foto të Rrugës A: Fillimisht renderi, tani bageri, tash projektI
Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka ngacmuar përkrahësit e Lëvizj...
-
Protes*tat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një...
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
-
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
Për udhëtimin tuaj të radhës mes Suedisë dhe Kosovës, kërkoni biletat në Pris...































