Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 21 November 2026
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Kosovë.
Ai ka shprehur shqetësim për padrejtësinë që po i bëhet Jakup Krasniqit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij në Hagë.
“Një burrë që jetën ia fali Kosovës, që nga rinia e hershme e deri më sot nuk ndali asnjë çast për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e këtij vendi, ta shohësh në këtë moshë duke u përballur me gjithë këto padrejtësi, është një dhimbje e rëndë për çdo zemër që e do këtë tokë.Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti që atij nuk po i lejohet as liria më elementare njerëzore, të takojë lirisht familjen e tij, madje as vëllezërit e tij. Ky kolos i madh i kombit, që dha gjithçka që Kosova të frymojë e lirë, sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë”, shkroi Gucati në Facebook.
Gucati ka shprehur besimin për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë e vërteta e luftës së drejtë e të pastër nuk mund të mbulohet përgjithmonë nga padrejtësia.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi sot përfundoi vizitën në Kosovë. Qëndrimi katërditor është mundësuar për arsye humanitare. Pas përfundimit të vizitës humanitare, ai pritet të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me gjithsej 81 vjet heqje lirie. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet.

T� tjera
-
Djali i Hashim Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
FSK realizon qitje me mortaja 120mm në Biza të Shqipërisë
Në kuadër të procesit të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve operacional...
-
Ramiz Lladrovci: Mbrojtja e krerëve të UÇK-së është detyrim shtetëror, jo përgjegjësi vetëm e një partie
Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore në Hagë dhe mënyrën s...
-
Comodita Home hap dyqanin e ri në Pejë me oferta unike – lansohet dysheku Hybrid Black
Comodita Home ka hapur dyqanin e saj më të ri në American Retail në Pejë. Kj...
-
Aksion kundër dro*gës në Prishtinë, ndalohen 4 persona dhe sekuestrohen mbi 15 kg marih*uanë
Prokuroria Themelore në Prishtinë zhvilluar një aksion kundër narkotikëve në ...
-
Forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin
Në Izmir po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të organizimit “Ditët e Kosovës”....
-
Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për falsifikim të dokumentit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i ...
-
Endriti publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
Lansohet kampanja “Dhuro Made in Kosova”, synohet promovimi i produkteve vendore
Të gjitha bizneset vendore, prodhuesit dhe ndërmarrësit në Kosovë kanë mundës...
-
Nga Göteborg në Prishtinë, rezervoni udhëtimin me PrishtinaTickets
Për udhëtarët që jetojnë në Göteborg dhe rrethinë, PrishtinaTickets mundëson ...
-
Shqipëria përparon drejt BE-së. Çfarë presin qytetarët nga ky përparim?
Klodiana Shala del nga Shqipëria të paktën një herë në muaj për të blerë ushq...
-
Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për përballimin e turmave
Gjithsej 175 pjesëtarë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë s...


































