Lajme

Comodita Home hap dyqanin e ri në Pejë me oferta unike – lansohet dysheku Hybrid Black

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 21 November 2026

Comodita Home ka hapur dyqanin e saj më të ri në American Retail në Pejë.

Kjo është pika e tretë e Comodita-s në Pejë, dhe është më e madhja ku janë të përfshira të gjitha produktet, nga kuzhina e deri te aksesorët.

“Është pika jonë e tretë në Pejë, këtu në American Retail. Është pika e madhe që janë të ekspozuara gjitha produktet, kuzhinë, tekstil, aksesorë… Po ashtu, për nder të Black Friday, është hap edhe si pikë për me pas zbritje deri në 75%”, tha Shpat Xharra, menaxher i pikës më të re të kompanisë.

-Advertisement-

Ai bëri me dije se është lansuar edhe dysheku ekskluziv, Hybrid Black, për nderë të Black Friday.

“Kemi lansuar dyshekun më të ri, Hybrid Black, për kampanjën tonë Black Friday, i cili është në zbritje deri në 75%, ose me një çmim shumë të mirë, 299 Euro”.

Xharra tha se kampanja e nisur sot, vazhdon gjatë gjithë muajit, me super-zbritje në të gjitha produktet.

“Është kampanjë që vazhdon gjatë gjithë muajit, që simbolizohet me zbritje shumë të mëdha, deri në 75%, duke përfshirë dyshekët, që e kemi produktin tonë kryesor, gjumin, kuzhinën, tekstilin, kafenë dhe korniza e shumë produkte tjera, të cilat i ftoj të gjithë qytetarët e Pejës dhe më gjerë që të vijnë e të vizitojnë këtë pikë”, u shpreh ai.

Sipas tij, dyshekët vazhdojnë të jenë produktet më të kërkuara nga konsumatorët, por duke mos anashkaluar edhe produkte e tjera të shumta.

“Ne e kemi dyshekun top-produkt, dhe interesimi më i madh është te dyshekët, dhe te dysheku ekskluziv që e kemi vetëm për Black Friday, që është Hybrid Black. Kështu që dysheku është produkti ynë kryesor, duke mos i anashkaluar edhe produktet tjera”, deklaroi Xharra.

Ai potencoi se zbritja deri në 75% është në të gjitha pikat që Comodita Home i ka nëpër Kosovë, dhe vlen në shumicën e produkteve.

“Zbritja është e ndryshme, duke filluar nga tekstili, kuzhina, kafeja, dyshekët, kornizat, të cilat i kemi, sidomos në këtë pikën e American Retail, të ekspozuara mbi 15 lloje ku mund të gjejnë zgjidhje të shumta të gjithë qytetarët që janë të interesuar për korniza dhe dyshekë”, u shpreh menaxheri i pikës më të re të Comodita Home, Shpat Xharra.

E qytetarëve të Pejës, por edhe të gjithë Kosovës, nuk u mbetet asgjë tjetër, pos të vizitojnë pikat e tyre më të afërta ngase qysh sot nisin zbritjet deri në 75% në shumicën e produkteve.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy