Lajme

Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 21 November 2026

Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rëndësishëm për organizmin, por tejkalimi i dozave të rekomanduara mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për shëndetin.

Kështu ka paralajmëruar kardiologu Artan Ahmeti gjatë emisionit “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, shkruan Gazeta Infokus.

Duke folur për rëndësinë e suplementeve dhe ndikimin e tyre në organizëm, Ahmeti ka theksuar se përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes dhe gjithmonë duke respektuar dozat e rekomanduara.

-Advertisement-

Sipas tij, pavarësisht përfitimeve që mund të sjellin suplementet, përdorimi i tepruar i tyre nuk duhet të ndodhë.

“Abuzimi me suplemente nuk duhet të ndodhë. Është shumë i domosdoshëm përdorimi i tyre, por assesi të tejkalohet doza e rekomanduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Kardiologu ka shpjeguar se çdo substancë që merret në sasi më të mëdha sesa i nevojiten organizmit mund të ketë efekte të dëmshme.

“Çdo gjë që merret në organizmin e njeriut dhe është jashtë standardeve, pra është më tepër sesa duhet, është e dëmshme. Qoftë edhe uji”, ka theksuar ai.Gazeta Infokus/

 

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy