Njihuni me vitaminat dhe mineralet më të mira për të filluar ditën
Autori: Gazeta inFokus
06:59 | 30 September 2021
Ekzistojnë lloje të ndryshme të suplementeve, por pyetja që bëjmë shpesh është se cilat janë më të mirat dhe në cilën kohë të ditës duhen marrë? Së pari, ju mund të mos keni nevojë për shtesa të vitaminave ose mineraleve të ndryshme.
Për parë nëse keni apo jo nevojë për to, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj e më pas të kryeni analizat e duhura. Nëse keni nevojë të merrni vitamina dhe minerale të caktuara, duhet të dini se disa këshillohet të merren në mëngjes dhe jo më vonë gjatë ditës. Në këtë artikull iu njohim shkurtimisht me disa nga suplementet më të nevojshme dhe mënyrën sesi duhet t’i merrni ato.
Suplementet më të mira dhe mënyra e marrjes së tyre
Le të supozojmë se mjeku juaj ju rekomandon të merrni një vitaminë B komplekse ose ndoshta edhe një lloj specifik të vitaminës B siç është B6 ose B12. Koha më e mirë për t’i konsumuar do të ishte spo të zgjoheshit në mëngjes. Dhe duke qenë se këto vitamina janë të tretshme në ujë, është më mirë t’i merrni me stomak bosh, në mëyrë që turpi t’i thithë maksimalisht. Shtesat e vitaminës B12 janë veçanërisht të rëndësishme për ata që ndjekin një dietë vegane apo edhe vegjetariane. Kjo sepse lënda ushqyese gjendet kryesisht tek kafshët. Vitamina B6 mund të ndihmojë me dhimbjet menstruale dhe për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.
Një tjetër suplement që duhet të konsideroni të merrni në mëngjes është vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë e tretshme në ujë. Por nëse po merrni një suplement hekuri, dijeni që vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e përthithjes së tij. Megjithëatë hulumtimet e fundit tregojnë që marrja e tyre së bashku mund të mos ketë aq shumë ndikim.
Nëse vendosni të merrni vitaminën C me një shtesë hekuri, thjesht sigurohuni që ta shoqëroni me ushqim, për të parandaluar shqetësime të mundshme të stomakut tuaj. Kini parasysh se gjithashtu është mirë të shmangni ngrënien e djathit, kosit, vezëve, qumështit, spinaqit, drithërave, të paktën një orë para ose dy orë pas marrjes së suplementit të hekurit. E njëjta gjë vlen për pijet si çaji dhe kafeja. Për vitaminat A, D, E dhe K këshillohet të prisni deri në kohën e drekës, pasi ato treten më mirë kur konsumohen me yndyrna dietike. Për më tepër, sigurohuni që të kërkoni suplementet më të mira për zvogëlimin e inflamacionit./AgroWeb

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































