Lajme

​Nis zhvendosja e kioskave në rrugën “Muharrem Fejza”

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 17 March 2022

Në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet sot ka filluar zhvendosja e kioskave që do të vazhdojë deri në përfundim të kësaj rruge. I gjithë ky plan do të vazhdojë edhe për 40 ditë të tjera.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se zhvendosja e kioskave në këtë lagje ka qenë premtim i qeverisjes së tij.

“Tash jemi duke bërë zhvendosjen e kabinave, ku e tërë rruga ka qenë në gjendje shumë të keqe. I kemi 40 ditë prej sot ku do ta përfundojmë deri në fund të rrugës. Çdo projekt në kryeqytet do të planifikohet në mënyrë të mirëfilltë sikurse jemi duke e bërë tash”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Ndërkaq, drejtori i investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, potencoi se pas largimit të kioskave do të bëhet edhe rregullimi i skajoreve të rrugës.

“Ne do t’i trajtojmë edhe skajorët që janë dëmtuar dhe kemi bërë plan të hollësishëm”, tha ai.

Vlen të kujtohet se në këtë konferencë për media, Rama ka folur edhe për punën 100-ditëshe të qeverisjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera