Sport

Nika qetëson tifozët e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 23 December 2018

Pas konfirmimit nga klubi, tashmë është edhe vet futbollisti, Ansi Nika që bën të ditur qëndrimin e tij te Gjilani.

Nika në llogarinë e tij në “Facebook” ka konfirmuar këtë gjë.

“Për të gjithë ‘Skifterat’, jam pjesë e Gjilanit dhe do jem të paktën deri në përfundim të kontratës. Respekt për ‘Skifterat’, jeni të mrekullueshëm. Forca Gjilani”, ka shkruar Nika.

Pjesën e parë të sezonit shkodrani ka qenë një nga më të spikaturit dhe është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve.

-Advertisement-

Së fundmi ka pasur lajme për një largim të tijin nga Gjilani, gjë që është mohuar nga klubi dhe nga vetë Nika./Gazeta sheshi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera