Lajme

Në Bosnjë grafite si në veri të Kosovës: “S’ka dorëzim”

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 01 October 2022

“Një grua ecën para një grafiti me hartë të Kosovës e flamurin serb dhe mbishkrimin: ‘S’ka dorëzim’, në qytetin e Banjallukës në Bosnjë, 240 kilometra larg Sarajevës, të shtunën, 1 tetor 2022”, është përshkrimi që agjencia prestigjioze e lajmeve, Associated Press, ia ka bërë një fotografie nga Bosnja, që shpërfaq mbishkrimin e njëjtë me grafitet të cilat kohë më parë u shfaqën edhe në veri të Kosovës.

Në kohën e tensioneve në veri, gjatë verës sivjet, mbishkrime të njëjta u shfaqën në qytetet veriore të Kosovës. “S’ka dorëzim!”, “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu – Brigada e Veriut” qenë disa nga grafitet që u vendosën në shëtitoren e Mitrovicës veriore, në muret e ndërtesave, si dhe në trotuarin e rrugës kryesore.

Fotografitë e AP-së janë shkrepur një ditë para zgjedhjeve në Bosnje. Aty lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po garon për një tjetër mandat të presidentit të serbëve, njërën nga tri ulëset e presidencës treanëtarëshe.

-Advertisement-

Dodiku është ndër liderët e paktë politikë që muajve të fundit ka pasur takim me presidentin rus, Vladimir Putin, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Dodik, që e kërkon ndarjen e territorit të Republikës Sërpska nga Bosnja, është shprehur se është “një nga pak liderë që mund ta takojë kur të dojë Putinin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera