Mujku: 11 vjeçares së dhunuar i ofruam të gjitha shërbimet e mundshme, rritje kanë shënuar edhe rastet e dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 03 September 2022
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku deklaron se janë duke u ofruar të gjitha shërbimet sociale për të miturën e dhunuar seksualisht.
Për 11 vjeçaren dhe të miturit të cilët janë në mesin e pesë personave që dyshohet se keqpërdoren atë për shtatë orë, ai shton se është themeluar ekipi punues për të ofruar përkrahjen.
Veç tjerash, ai thekson se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të dhunimeve seksuale në kryeqytet. Po ashtu, Mujku njofton se ky vit shënon edhe rritje prej 22 për qind të rasteve të dhunës në familje.
Në intervistën për KosovaPress, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë tregon se janë në përkrahje të miturës 11 vjeçare.
“Ne si Qendër për Punë Sociale kemi reaguar prej minutës së parë, kemi qenë në përkrahje të viktimës, kemi caktuar një menaxher të rastit. Kemi themeluar edhe një ekip punues dhe jemi duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme për vajzën në fjalë dhe jo vetëm për të, por edhe për familjen dhe për rrethin dhe të gjithë ata që janë të involvuar në rast, sepse ne si Qendër për Punë Sociale përveç se ofrojmë shërbime për viktimën, ne duhet të merremi edhe me të miturit e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij dhunimi”, deklaron ai.
Ky nuk është rasti i vetëm në kryeqytet i dhunimit seksual. Mujku tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë qenë 10 raste të tilla.
“Dhunimi seksual është një prej formave më të rënda të punës që po merremi. Me theks të veçantë nëse flasim për të miturit dhe të miturat. Sepse, dhuna seksuale sot nuk po ndodh vetëm në mes gjinive të ndryshme, por edhe mes gjinive të njëjta. Po ndodh në rrugë, në lokale, motele, po ndodhë rreth shkollave, në familje në formë të incestit… Gjatë vitit të kaluar ne kemi trajtuar 10 raste dhe për këtë vit ende raportet jemi duke i bërë, sepse këto raste mund të ndodhin brenda një muaji 2-3 raste, disa muaj nuk ke asnjë”, tregon ai.
“Kemi një rritje prej 20 deri në 22 për qind të rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar ne si Prishtinë kemi trajtuar 229 raste të dhunës në familje, kurse gjatë këtij viti numri ka arritur në 160. Qysh në shtatë mujorin e parë dhe nëse vazhdohet me këtë trend atëherë deri në fundvit mund të kemi 280 apo 290 raste të dhunës në familje. Çfarë është një shqetësim tepër i madh për të gjithë neve”, tregon ai për KosovaPress.
Qendra për Punë Sociale tash e disa muaj është duke pranuar kërkesa për pagesën e qirave të cilat nuk kanë strehë.
“Ne si Komunë e Prishtinës kemi filluar tash e saj muaj që të investojmë edhe në pagesën e qirave për rastet e dhunës në familje, të cilat nuk kanë strehë dhe i plotësojnë kriteret që i kemi paraparë, në mënyrë që asnjëherë më të mos themi që viktima detyrohet të rikthehet prapë te ushtruesi i dhunës. Dhe kjo po funksionon mirë, edhe pse numri i rasteve që kanë përfituar është ende në proces, por e kemi mundësinë dhe kemi të hapur që rastet e para vetëm të përfitojnë nga përkrahja të cilën ne do e japim”, shprehet Mujku.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale thekson se është e nevojshme që të ketë numër më të madh të stafit, për shkak të numrit të madh të rasteve që trajtojnë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...