Lajme

Morinë, nuk deklaron në kufi 61 900 euro, procedohet penalisht 32-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 10 March 2023

Policia Kufitare e Morinës, si rezultat i kontrolleve, ka goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në këtë operacion janë sekuestruar 61 900 euro, si dhe është proceduar penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në Morinë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

-Advertisement-

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera