Mori pushim mjekësor për një vit dhe fitoi 50 mijë franga, kosovari rrezikon të dëbohet nga Zvicra për shkak të mashtrimit
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 19 October 2022
Një punëtor ndërtimi në Burgdorf BE merr pagesën e sëmundjes për më shumë se një vit dhe aplikon për një pension IV. Përditshmëria e 37 vjeçarit përshkohej nga vuajtje të pabesueshme. Sapo zgjohet në mëngjes, ai duhet të gëlltisë gjashtë pilula. Po ashtu, ai kurrë nuk mund të flejë më shumë se pesë orë.
Në fillim të vitit 2017, atij ja kishte zënë këmbën e majtë dera e makinës. Një vit më vonë, ai qe rrëzuar aksidentalisht në një garazh parkimi dhe kishte lënduar shpatullën.
Të paktën kështu duket historia nga këndvështrimi i tij. Por autoritetet e shohin ndryshe – siç raporton “Berner Zeitung”, ai tani akuzohet për mashtrim të shumëfishtë. Kosovari duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut, në Burgdorf sot, të mërkurën.
Prokurori: Punëtori i ndërtimit ka “simuluar”
Nuk ka dyshim se aksidentet e përmendura kanë ndodhur. Por prokurorja dyshon se ai do të vuajë nga pasojat e aksidenteve për kaq shumë kohë, transmeton albinfo.ch. “I akuzuari është fallco”, thuhet në akuzën e saj.
Kosovari, nga ana tjetër, thotë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Më në fund mjekët i kanë diagnostikuar sëmundjen atij.
Por, ka dyshime të forta edhe këtu. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i ka mashtruar 13 mjekët që e kanë trajtuar për sëmundjet fizike, depresionin, “flashbacks” dhe çrregullimet e gjumit. 37 vjeçari kishte përfituar nga fakti se mjekët ishin të varur nga deklaratat e pacientit për dhimbje dhe probleme psikologjike.
Ai kishte vazhduar të punonte në kantierin e ndërtimit pavarësisht nga sëmundjet e supozuara
Tani, ai akuzohet se ka marrë gabimisht gati 48 mijë franga nga Suva. Thuhet se ai është përpjekur të mashtrojë IV (pensionin e invaliditetit) me 670,000 franga të tjera. Por IV e ka refuzuar disa herë kërkesën për pension.
Imazhet e kamerave sugjerojnë gjithashtu se dhimbja nuk është aq e rëndë sa pretendon ai. Kompania e sigurimeve “Axa” kishte vëzhguar të akuzuarit. Regjistrimet përkatëse tregojnë se i akuzuari tashmë ishte duke punuar sërish në ndërtim derisa merrte ndihmat nga sigurimi shëndetësor.
Mund të dënohet me shtatë vjet dëbim dhe 2.5 vjet burg
Jo vetëm kosovari 37-vjeçar, por edhe gruaja e tij nga Maqedonia pret një dënim të ashpër nëseai shpallet fajtor. Kjo e fundit mësohet se e ka shoqëruar në terminet e mjekut dhe ka mbështetur historitë e mashtrimit.
Të dy përballen me dëbimin nga vendi për shtatë vjet. Për burrin duhet të ketë edhe një dënim prej 2.5 vitesh burg, nga të cilat duhet të vuajë gjashtë muaj, përcjell albinfo.ch. Kështu kërkon prokurori.
I dyshuari kryesor jeton në Zvicër prej nëntë vitesh . Gruaja e tij ka lindur në Maqedoni, por ka ardhur në Zvicër si fëmijë. Vendimi do të shpallet të premten.
Të tjera
-
Xizang-u bën hapa të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjelbër dhe me cilësi të lartë
Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore do të shfrytëzojë më tej p...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...