Rozë

Meda e “kall” në dasmën e vëllait të Xherdan Shaqirit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 18 July 2017

Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdan Shaqirit, i ka dhënë fund beqarisë.

Pavarësisht se kjo është mbajtur fshehur nga mediat, Express ka siguruar video nga dasma e vëllait të Xherdan Shaqiri, ku mysafirët u argëtuan nga Vjollca Haxhiu e Meda.

Shaqirit kështu i është lëshuar rendi për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

-Advertisement-

Pas dasmës, që u mbajt në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Vetëm pak ditë më parë ai luajti në humbjen e Stoke City prej 4:2 ndaj Monacos dhe më pas klubi ka liruar lojtarin për dasmën e vëllait.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera