Lajme

Abdixhiku takohet me Guerot, flasin për situatën politike e ekonomike në vend

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 20 June 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se Abdixihku e Guerot folën rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend si dhe rreth qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto çështje.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset e saj dhe theksoi se Kosova, ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj, në proceset të cilat e presin përpara”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera