Sport

Mbyllet takimi miqësor ndërmjet Arbërisë dhe Vëllaznimit

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 04 February 2021

Arbëria dhe Vëllaznimi gjatë ditës së enjte kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Fitore ka arritur ekipi i drejtuar nga trajneri, Arbnor Morina, me rezultat 2-0, në sfidën e luajtur në stadiumin me bari sintetik në ‘Shkugës’.

Golat për skuadrën nga Lipjani i ka realizuar transferimi i fundit Marclei Cesar, që në sezonin e kaluar ishte pjesë e Feronikelit.

-Advertisement-

Arbëria do ta nisë stinorin pranveror pikërisht ndaj Feronikelit, në kuadër të Kupës së Kosovës, kurse Vëllaznimi do të kërkon mbetjen në Ligën e Parë të Grupit A./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera