Sport

Man City, mbret i Anglisë për herë të katërt rresht

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 19 May 2024

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës për edicionin 2023/24.

“Citizens” e fitojnë titullin e katërt rresht në Angli, duke e vulosur dominimin në ishull.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola shënoi fitore 3:1 ndaj West Hamit për ta mbyllur dilemën e kampionit.

-Advertisement-

E deri në xhiron e fundit, Manchester City e pati rival të madh Arsenalin

“Topçinjtë” triumfuan 2:1 ndaj Evertonit, megjithatë kjo fitore nuk i kreu aspak punë ekipit të Artetas.

Në Ligën e Kampionëve nga Premierliga krahas Manchester Cityt dhe Arsenalit shkojnë edhe Liverpooli dhe Aston Villa.

Në Ligën e Evropës shkon Tottenhami, kurse në atë të Konferencës shkon Chelsea.

Nga Premierliga bien Sheffield United, Burnley dhe Luton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera