Lajme

Bell 212: Qysh përfundoi presidenti iranian në helikopterin amerikan 40 vjet i vjetër?

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 20 May 2024

Helikopteri amerikan Bell 212 u rrëzua të dielën bashkë me presidentin iranian Ebrahim Raisin ë bord, me ministrin e jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian dhe disa anëtarë të tjerë.

Heikopteri me të cilin po fluturonte Raisi me ekip, është një version i vjetër i helikopterit ‘Tëin Huey”, që përdoret në gjithë botën.

Pavarësisht që është një model helikopteri i vjetër 40 vjeçar, ai është provuar si një helicopter i qëndrueshëm.

-Advertisement-

Por, duke qenë që regjimi i Teheranit është nën sanksione nga Perëndimi, ekspertët thonë se helikopteri mund të ‘mos jetë përditësuar’ rreth mundësisë së qëndrueshmërisë së tij teknike.

Pas rrëzimit të helikopterit, ekspertët thonë se Bell 212-tëshi i vjetër 40 vjeçar, është ndërtuar të fluturojë në kusht të dukshme atmosferike – që nënkupton se piloti ka mundësinë ta vërejë dukshmërinë në një hapësirë tejet të largët nga ulësja e tij, shkruan Euronews.

Mjegulla e madhe – është një nga faktorët që përmendet tani më shpesh rreth mundësisë së rrëzimit të helikopterit, rreth 20 kilometra larg kufirit me Azerbejxhanin.

Ky rajon, është i njohur për male të larta dhe për mundësinë e vogël të shpëtimit në rast fatkeqësie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera