Lajme

Dobra inspekton gjendjen në terren pas rreshjeve: Situata nën kontroll

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 20 May 2024

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zv/drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe kryeinspektorin për Menaxhimin e Emergjencave, Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve, pas rreshjeve të shiut.

Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës.

“Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë. Ai po ashtu falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar”, thuhet në komunikatë e MPB-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera