Sport

Ish-sulmuesi i famshëm i Anglisë: Me Belligham, Foden…, momenti i duhur për të fituar Evropianin

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 May 2024

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, beson se mesfushori i Realit të Madridit, Jude Bellingham, mund të jetë faktor kyç për ta çuar Anglinë në majën e futbollit kontinental në turneun që do të zhvillohet në Gjermani.

“Ai mund të jetë “faktori X”, nëse shikoni se çfarë ka arritur. Numrat e tij te Reali këtë sezon, golat dhe asistimet e tij, nuk janë të lehta për t’u bërë”, tha Alan Shearer për agjencinë e lajmeve “PA”.

Ish-sulmuesi theksoi se futbollisti 20-vjeçar duhet të përdorë “si avantazh” faktin që ka luajtur për një klub me “fuqinë e Realit të Madridit”, në një stadium si “Santiago Bernabéu”.

-Advertisement-

“Nuk ka dyshim që të luajë për Anglinë në Evropian nuk do ta ndiejë aspak presionin, ai do të luajë një rol shumë të rëndësishëm”, shtoi ish-kapiteni i skuadrës angleze, që është ende në kërkim të trofeut kontinental (humbi finalen në edicionin e fundit në shtëpi, në Wembley, me penallti ndaj Italisë).

Por tani, me talentin e Bellingham dhe lojtarëve të tjerë të rinj si Phil Foden dhe Bukayo Saka, si dhe me aftësinë e shënimit të Harry Kane, kampionia i botes e vitit 1966 është një nga favoritet.

“Unë besoj fuqimisht që Anglia në këtë edicion do të ketë shansin e saj më të mirë”, pranoi Shearer.

“Ne kemi një mundësi të madhe për ta fituar turneun, pa dyshim. Herën e fundit humbëm me penallti, në Wembley. Është një mundësi për këta djem që të bëjnë historinë, siç e bëri brezi i ’66-ës. Të shpresojmë se do t’ia dalin. Anglia duhet të gjejë një mënyrë për ta arritur suksesin, sepse mendoj se ky është viti i duhur.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera