Lajme

LVV-ja nuk ndal organizimet për diasporën, kjo është ndeja e radhës pas “Ballkonit të Hapur”

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 04 August 2022

Pas “Ballkonit të Hapur”, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar edhe për një organizim tjetër për mërgimtarët.

Këtë të shtunë, kjo parti do të mbajë “Ndejën e Shtalbave” në Ferizaj. Kjo ndejë do të mbahet me fillim nga ora 17:00.

Njoftimin për këtë event e ka shpërndarë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti.

-Advertisement-

Aty bëhet e ditur se do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e kësaj partie.

“Bisedat, këngët e bukura shqipe, ushqimet tradicionale, lojërat e argëtimi do të na shoqërojnë në këtë takim. Ndejën do t’a bëjë madhështore prezenca e KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS z ALBIN KURTI, MINISTRAVE/EVE TË QEVERISË dhe DEPUTETËVE/EVE të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera