Sport

Leonit Abazi flet para ndeshjes me Ballkanin

Autori: M. Marniku 20:21 | 12 December 2020

Prishtina nesër pret Ballkanin në duelin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:30.

Para kësaj përballje, për Gazeten inFokus, ka folur futbollisti i Prishtinës, Leonit Abazi.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kjo sfidë është shumë e rëndësishme dhe shpreson që do të arrijnë të nxjerrin rezultat pozitiv

“Ndeshje e rëndësishme, shpresojmë të vazhdojmë me ecuri pozitive”, është shprehur Abazi.

Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 28 pikë, kurse Ballkani mban vendin e dyte me 38 sosh, vetëm një pikë larg vendit të parë që i takon Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera