Lajme

Ky ministër i Ukrainës ka dy kërkesa urgjente për luftën kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 07 March 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç sanksioneve ai ka kërkuar edhe më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore për Ukrainën

“Agresioni rus është i ndryshëm nga të gjitha luftërat e tjera të këtij shekulli. Shkalla dhe ideologjia çnjerëzore pas saj të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore. Veprimet për ta luftuar atë duhet të jenë relevante. Sanksione më të rënda ndaj Rusisë; më shumë armë, duke përfshirë avionë luftarakë për mbrojtjen ajrore për Ukrainën”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

-Advertisement-

Ndryshe, është paralajmëruar një takim të enjten e ardhshme në Ankara të Turqisë midis ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmytro Kuleba./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera