Ky është vendi në Rashkë ku lëshoheshin tabelat ilegale
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 20 December 2022
Rashka e Serbisë ishte vendi kryesor ku serbët e Kosovës deri para pak javësh i regjistronin veturat me targa ilegale. Por, kjo është ndaluar pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel nën insistimin e bashkësisë ndërkombëtare për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave. Transmetuesi publik ka qëndruar në këtë qytet të Serbisë dhe sjell detaje.
Kjo veturë me targa KM po pret që disa ditë të kryej procedurat e regjistrimit në një qendër të regjistrimit të automjeteve në Rashkë të Serbisë, siç ka përfunduar zakonisht procedurat e regjistrimit. Por, ajo nuk mund të pajiset me një stikers të ri për vazhdim të regjistrimit, sipas kushteve të reja të përcaktuara me marrëveshjen Kosovë – Serbi dhe një vendimi të evidentuar në gazetën zyrtare të Serbisë me numër nr. 135/22 të datës 06.12.2022.
Rregulli ka hyrë në fuqi vetëm për veturat që mbajnë regjistrime me emrat e Kosovës si PR, KM, PZ, PE, GL, ĐJ dhe UR, bazuar në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në fillim të këtij muaji në Bruksel.
Këto vetura mund të pajisen me një policë valide të sigurimit e cila iu vlen për Serbi, por nuk mund të vazhdojnë regjistrimin, e as nuk mund të kalojnë në shtete tjera të Ballkanit, përveç në Serbi dhe në Kosovë.
Qytetarët e as pronarët e kontrolleve teknike nuk pranojnë kurrsesi të flasin për televizionin e Kosovës. Por, jashtë kamerave, kanë treguar se targa të reja nuk jepen e as pronarët nuk mund të bëjnë shitblerjen e automjeteve e as të udhëtojnë askund. Po ashtu, nuk mund të marrin targa të reja nëse ndodhë që të humbasin targat e vjetra.
Një nga udhëheqësit e një qendre të Kontrolli teknik ka pranuar që ekipit të RTK-së, t’ia ofrojë një e mail që kanë marrë nga MPB që lidhet pikërisht me këtë çështje.
“Ju njoftojmë se në kontrollet teknike që janë të autorizuar për lëshimin e stikersave të regjistrimit, duke filluar nga data 07.12.2022 nuk do të
do t’iu mundësohet zgjatja e regjistrimit të automjetit për automjetet që kanë targa me emërtimet e qyteteve dhe komunave në territorin e Kosovës PR, KM, PZ, PE, GL, ĐA dhe UR”, thuhet në njoftimin që kanë pranuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, pronarët e kontrolleve teknike në Rashkë.
Ndërkohë ekipi ka kërkuar të marrë më shumë informacione edhe në qendrat e regjistrimit. Në një nga to, jashtë kamerës, janë shprehur se po që se do të flasin për një media të Kosovës do të kenë probleme.
Targat dhe librezat e qarkullimit të automjeteve, përveç në qendrat e kontrolleve teknike në Serbi lëshohen edhe në stacionet policore.
RTK ka pyetur në Ministrinë e Brendshme të Serbisë për këto çështje. Mirëpo askush nuk është përgjigjur pavarësisht insistimeve të RTK-së.
Ndërkohë, në një qendër të regjistrimit të automjeteve në Preshevë thonë se nuk kanë pasur asnjëherë kërkesa për të regjistruar vetura me targa që mbajnë emrat e qyteteve të Kosovës.
“Me targa të Kosovës deri më tani nuk kemi pasur rast të punojmë, kryesisht vetura lokale regjistrojmë”.
Ndryshe, veturat me targa serbe mund të regjistrohen në cilindo qytet të Serbisë në qendrat e kontrollit teknik të autorizuara për lëshimin e stikersave. Mjafton prezenca e pronarit apo personit të autorizuar. Por, ky rregull më nuk vlen për veturat me targa të qyteteve të Kosovës.
Të tjera
-
Burrë e grua rrằḣin njëri-tjetrin në Pejë
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë. Atje burrë ...
-
Arrestohet një person në Klinë, ushtroi vazhdimisht dhu*ë psikike ndaj nënës së tij
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike n...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Policia ka bërë të ditur se është raportuar se një person në Prishtinë është ...
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...