Lajme

Ky është traktori me të cilin po punonte 55-vjeçari nga Prizreni kur e goditi rrufeja

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 03 June 2022

Një 55-vjeçar nga Petrova e Prizrenit, ka humbur dje jetën, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Viktima thuhet se në ato momente, ishte me traktor duke mbledhur sanën, teksa fqinjët e tij kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë meqë gjendja e tij ishte e rëndë.

Klan Kosova ka publikuar fotografi të pamjeve të traktorit pas goditjes nga rrufeja.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu është bërë e ditur se 55-vjeçari ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera