Lajme

Kurti dhe ambasadori i Norvegjisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 22 April 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.

Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze, si dhe Grupi për Ballkan (BPRG), ndajnë objektiva të njëjta dhe konfirmojnë bashkëpunimin në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për paqe dhe prosperitet.

-Advertisement-

Në emër të Grupit për Ballkan (BPRG), memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera