Krasniqi uron nënën e tij dhe gjithë infermierët e Kosovës në ditën e tyre
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 12 May 2023
Në Ditën e Infermierisë, kryetari i PDK’së Memli Krasniqi, krahas falënderimit për të gjithë infermierët e Kosovës, në një postim në Facebook, ka shkruar edhe për kontributin e nënës së tij në këtë profesion.
“Nëna ime Edibja, tash e 45 vjet është në shërbim të qytetarëve të vendit si infermiere. Një kontribut i gjatë dhe jo pak i lodhshëm, por, që unë e di se po të kishte mundësi – ajo do ta bënte përsëri nga dita e parë. Dhe, këtë, për dy arsye: E para, sepse ky është profesioni i infermierit: një jetë në shërbim të tjerëve – posaçërisht atyre që kanë më shumë nevojë. Shumë punë, sakrificë e mund për ta bërë tjetrin të ndihet më mirë. Dhe, e dyta, sepse kështu janë nënat tona. Plot pasion, zemër dhe empati”.
“Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, dua që të falënderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë infermierët e vendit tonë, vijën e parë të kujdesit shëndetësor, të cilët japin shpirtin për të na mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm. Përkushtimi, dhembshuria dhe profesionalizmi juaj bëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën tonë si individë, në familjet tona dhe në shtetin tonë. Prandaj, faleminderit për gjithçka që jeni dhe gjithçka që bëni”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të angazhohet për krijimin e kushteve sa më dinjitoze për infermierët tanë, “në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”.
“Natyrisht, krahas këtij falënderimi, është obligim i yni, e, posaçërisht i Qeverisë, që të angazhohet për krijimin e kushteve sa më dinjitoze për infermierët tanë. Kosova nuk ka infermierë për shtetet tjera. Ato dhe ata na duhen në Kosovë, që vullnetin dhe profesionalizimin e tyre ta dhurojnë tek njerëzit tanë. Nuk ndihet askush më keq sesa infermierët kur nuk mund t’i ofrojnë një shërbim një pacienti në mungesë të pajisjeve ose ilaçeve – siç, fatkeqësisht, po ndodh akoma në Kosovë. Prandaj, më shumë kushte për infermierët, për më shumë kujdes ndaj qytetarëve tanë. Gëzuar Dita juaj dhe faleminderit për kontributin!”, shkruan kreu i PDK-së.
Të tjera
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...
-
Gooooool! Qazim Laçi shënon për Shqipërinë!
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Kroacis...
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...