Lajme

Komuna e Prishtinës teston sërish rrugët njëkahëshe, realizohet nesër dhe pasnesër

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 20 May 2022

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, shkruan Paparaci.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

Qarkorja njëkatëshe gjatë kësaj fundjave, do të jetë në drejtim të rrugëve “Agim Ramadani” pra që nga semaforat e ish-menzës e deri të rreth rrotullimi parapa ndërtesës së Komunës.

-Advertisement-

Pastaj do të vazhdojë nga rruga “UÇK” nga Kuvendi i Kosovës e deri të ish-Kino Rina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera