Sport

Klubi nga Premier League vihet pas Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 26 April 2019

Crystal Palace është duke shprehur interesim për futbollistin e Werder Bremenit, Milot Rashica.

Reprezentuesi kosovar është duke shkëlqyer këtë edicion me Werder Bremenin dhe tashmë ka filluar të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera.

Ish-sulmuesi i Vitesses ka shënuar 10 herë në 2019-n dhe as Bayern Munichu nuk mundi ta ndalë, shkruan “HITC”.

-Advertisement-

22-vjeçari shihet nga klubi anglez si një zëvendësues i Ëilfred Zahas, i cili pritet të largohet nga Palace në afatin kalimtar të verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera