Sport

Klitschko merr ofertë luksoze

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 28 March 2019

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka marrë një ofertë nga transmetuesi sportiv DAZN prej 60 milionë funte (70 milionë euro) për tu rikthyer në rinf.

Këtë e ka bërë të ditur ish-promotori i Wladimir Klitschkos, Tom Loeffler.

“Ai ka pasur një periudhë aq të gjatë të dominimit, sa që shumë njerëz duan të shohin atë në ring. Po ofrohen shumë para për të kthyer atë në ring. Unë personalisht do të preferoja të shihja Klitschkon të përballet me Deontay Wilderin për titullin WBC. Do të jetë një vendim i tij rikthimi. Ka kuptim pasi ai po poston video dhe foto duke treguar se ende i ka ato ethe të boksit”, ka thënë Tom Loeffler.

-Advertisement-

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda të boksit meçin e fundit e zhvilloi në wembley në vitin 2017 ku u mposht me ndërprerje në raundin e 11-të nga britaniku Anthony Joshua.

Klitschko 43-vjeçar në ringun profesionist ka (64) fitore, prej tyre (53 KO) e pesë humbje. Ndërsa kishte dominuar peshën e rëndë për afro një dekadë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera