Sport

Kjo që ka ndodhur sonte në futbollin italian nuk kishte ndodhur kurrë më herët

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 09 November 2020

Përballja derbi e Serie C në Itali ndërmjet Palermos dhe Catanias mund të cilësohet pafrikë si një nga derbet me të pazakontë në historinë e futbollit, për sa i përket organikës së lojtarëve.

E gjithë kjo si pasojë e situatës kaotike të Koronavirusit. Skuadra e Palermos u paraqit në këtë takim me vetëm 11 lojtarë dhe 1 portierë rezervë, pasi pjesa tjetër e futbollistëve ishin pozitivë me Koronavirus.

Pavarësisht gjendjes emergjente, Palermo nuk u mposht, teksa sfida përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Canute, ndërkohë që Catania barazoi shifrat me Pecorinin.

-Advertisement-

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera