Lajme

Këta janë tre të arrestuarit për therjen me thikë të një të mituri në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 04 October 2022

Të hënën janë arrestuar tre persona që të gjithë të mitur, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë therë me thikë një të mitur në Podujevë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Që të tre të dyshuarit janë të moshës 17 vjeçare.

-Advertisement-

Të dyshuarit sipas policisë janë:

– J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ”Vrasje në Tentativë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera