Fokus

KEK-u kontrakton 15 milionë euro tender të negociuar për ‘bojlerat’ e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 22 April 2022

Një shumë prej mbi 15 milionë eurosh, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka vendosur ta kontraktoj duke ndjekur procedurat e negociuar, pa publikim të kontratës e pa garë të hapur.

Procedurë kjo e lejuar me ligjin e Prokurimit Publik, por e njohur dhe e kritikuar shumë si forma më e dyshimtë dhe si burim i korrupsionit me paratë publike.

Kjo shumë prej hiq më pak se 15 milionë e 226 mijë e 506 euro e 55 cent është kontraktuar për dizajnimin, furnizimi dhe kryerja e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave “Bllokut B1” dhe
“Bllokut B2” të Termocentralit “Kosova B”, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Deshifrimi nga gjuha teknike, është fjala pikërisht për rregullimin, siç i quante kryeministri Albin Kurti, bojlerave dhe filterave në fjalimin e tij të famshëm në Kuvendin e Kosovës kur
thoshte se ‘duhet një herë bojlerat pastaj filterat’. Fjalim ky i kryeministrit Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme kur ju përgjigj kritikave të shumta për rënien e dy blloqeve të
Termocentralit “Kosova B” në pikun e krizës energjetike.

Kompania të cilës KEK-u ka vendosur t’ia jap tenderin me procedura të negociuara është “Intering SH.P.K”, e regjistruar në ARBK në pronësi të Xhevdet Shoshit.

Në dosjen e tenderit të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus shkruan se negociatat janë zhvilluar me dy kompani, por emri i kompanisë tjetër nuk është përmendur.

Një dyshim tjetër i cili shihet në dosjen për dhënie të kontratës është rritja e vlerës së kontratës nga shuma e parashikuar.

KEK-u për këtë tender kishte planifikuar buxhet prej 11 milionë e 600 mijë euro, kurse në njoftim të kontratës kjo shumë është rritur për hiq më pak se 3 milionë e 626 mijë e 506 euro duke
shkuar në 15 milionë e 226 mijë e 506 euro e 55 cent.

Këto punime të kontraktuara nga KEK-u, ishin paraparë që të kryhen në kuadër të projektit për vendosjen e elektrofiltrave në Kosova B, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian përmes fondit IPA në vlerë prej 76,4 milionë euro dhe e kontraktuar nga viti 2019.

Projekti i elektrofiltrave ishte i planifikuar të fillojë në qershor të vitit 2020 në bllokun B1, ndërsa më 1 mars të vitit 2021 në bllokun B2.

Gazeta Infokus nesër do të sjellë detaje të reja se si i ndërpreu negociatat KEK-u me kontraktorin e Bashkimit Evropian të cilit ju besua kontrata prej hiq me pak se 76,4 milionë euro para këto të fondit IPA. Si nuk u injorua ankesa e kompanisë kontraktore të BE-së dhe pse pa përfunduar ky proces KEK-u kontraktoj kompaninë tjetër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera