Lajme

Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 23 May 2024

Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.

“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.

-Advertisement-

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në tualetet e palestrës “Minatori”, pas mbarimit të finales që u luajt në mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera