Sport

Joshua – Fury, vjen lajmi më befasues i vitit

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 23 September 2018

Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë dy boksierët më të famshëm të momentit në botë.Me komentet e tyre në rrjetet sociale, Fury dhe Joshua janë dy nga personat më të ndjekur, pasi shpesh-herë bëjnë komente për paraqitjet e tyre në ring.

Tyson Fury ishte i bindur se Povetkin do ta mposhte Joshuan, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Anthony Joshua mbrëmë ka mbrojtur titujt e tij, pasi ka fituar ndaj boksierit rus, Alexander Povetkin, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e shtatë të meçit.Pas këtij dueli ka ndodhur e papritura.

-Advertisement-

Tyson Fury ka bllokuar Anthony Joshuan në rrjetin social, Twitter, por ende nuk dihet arsyet.Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Anthony Joshua, me anë të një postimi në Twitter, me mbishkrimin: Pse kaq serioz?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera