Lajme

Javën e ardhshme shpallet ankandi për blerjen e pasurive të sekuestruara

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 24 September 2022

Gjatë javës që vjen do të shpallet ankandi publik për blerjen e pasurive të cilat i ka në administrim, Agjencia për Menaxhim të Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar.

Këtë e ka konfirmuar në emisionin Portofol në Klan Kosova FM, zëvendësdrejtori i kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

“Agjencia ka të drejtën e shitjes së kësaj pasurie që bëhet përmes ankandit. Shpallja e ftesës për ankand caktohet për një ditë që të gjithë të interesuarit të vinë dh eta shohin gjendje, ankandi do të shpallet javën tjetër”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Krasniqi ka treguar se agjencia ka administruar me një pasuri prej 42 milionësh nga themelimi më 2010, derisa ka shtuar se në të punojnë 26 veta.

Ndërkohë me themelimin e Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë, sipas Krasniqit, mund të shtrohet kërkesa për shtim stafi dhe të objekteve.

“Nëse do të ketë sekuestrim dhe konfiskim në masë të madhe, është e nevojshme që të sigurohen depotë regjionale, varësisht se për çfarë është fjala. Varësisht nga rrethanat duhet të shqyrtohet edhe angazhimi më i madh i stafit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera