Sport

Ja në cilin stadium do të luajë Kosova në miqësoren e 22 marsit

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 December 2018

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë në Prishtinë ndeshjen miqësore të 22 marsit.

Kështu ka bërë të ditur të hënën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ai këto ditë do të takohet në Zvicër edhe me seleksionuesin Bernard Challandes për të diskutuar rreth kundërshtarit të mundshëm.

-Advertisement-

“Gjatë këtyre ditëve do të takohem me trajnerin Challandes. Ai vendos me kënd të hyjmë në bisedime, pasi kundërshtari i parë në kualifikime është Bullgaria dhe në miqësore duam të kemi kundërshtar të nivelit të njëjtë. Por ajo që ne dimë është se ndeshja do të luhet në Prishtinë, pasi e luajmë edhe ndeshjen e parë eliminatore dhe duhet të kursehemi nga udhëtimet”, ka thënë Ademi. Kosova është në Grupin A eliminator për “Euro2020” me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjen e parë e luan më 25 mars në Prishtinë kundër Bullgarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera