Lajme

Ish zëvendësministri i Kurtit publikon dy pikat më problematike të draftit të Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 30 January 2023

Ish deputeti dhe ish zv/ministri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, ka treguar dy problemet kryesore të draftit të Asociacionit, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeziu përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka theksuar se dy problemet madhore të këtij drafti janë monoetniciteti dhe autoriteti publik që i është veshur.

“Dy problemet e draftit të Asociacionit Draft-Statuti i Asociacionit i propozuar nga FES ka shumëçka në përputhje me kushtetutën e shtetit. Problemet që mund të jenë si: sistemi juridik paralel, kundërshtimi i epërsisë kushtetuese (që ishin të parashikuara në marrëveshjen e 2015-ës), e drejta për të vënë taksa, kompetenca për t’i detyruar komunat, raporti paralel me autoritetin qendror etj.,nuk janë prezente në këtë draft. Megjithatë, ai ende shpërfaq dy probleme madhore: monoetnicitetin dhe autoritetin publik që i është veshur. Këto të dyja e bëjnë shumë të ndryshëm nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar Kryeziu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Dy institutet ndërkombëtare publikojnë draft-statutin e Asociacionit, thonë që është në vijë me Kushtetutën

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera