Lajme

Hoti: Beogradi interferoi për ta krijuar këtë situatë në veri, por ne nuk binim në këtë grackë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 27 December 2022

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha në një intervistë pët T7 se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e Beogradit.

“Situata në veri është krijuar me interferimin e Beogradit për të vendosur barrikada, ose për t’u tërhequr nga institucionet”, theksoi Hoti, por tha se “tendenca të tilla ka pasur edhe në të kaluarën”.

Deputeti i LDK-së tha se më herët kishte maturi shtetërore dhe se ishte evituar rënia në grackën e Beogradit.

-Advertisement-

“Unë besoj që ka qenë maturi shtetërore e qeverive të kaluara, edhe të qeverisë time, që të mos beijmë në këtë grackë. Dhe e kemi evituar këtë grackë… plotësisht në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

Ai tha se situata në veri nuk mund të menaxhohet pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera