Lajme

Haziri për Asociacionin: Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 31 January 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka thënë se Asociacioni është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Rëpublikës së Kosovës.

Haziri, tutje se nuk kanë ndryshuar qëndrimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare dhe me njohje reciproke.

Sa i përket diskutimeve brenda, Haziri tha se “asgjë të veçantë nuk ka pasur, thjesht është bërë diskutim” dhe “secila palë ka paraqitë qëndrimin e vet dhe pikëpamjet e tona i kemi ndarë”.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera