Lajme

Haradinaj prezanton tri zhvillime që mund të ndihmojnë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 10 August 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar tri zhvillime që sipas tij mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton GazetaBlic.

Sipas Haradinajt, duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorëve të Quintit.

Haradinaj shkruan se udhëheqësit e BE-së, duhet të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator

2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.

3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera