Sport

Guardiola: Dëshiroj që Messi të nënshkruajë për këtë skuadër

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 24 November 2017

Pep Guardiola është shfaqur në konferencë për shtyp para ndeshjes së xhiros së 13-të të Premierligës mes Huddersfield dhe Manchester City.

Manchester City të dielën luan në udhëtim ndaj Huddersfield.
Edhe në këtë konferencë, trajneri spanjoll nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për Lionel Messin, me të cilin ka punuar te Barcelona.

Barcelona dhe Messi pak muaj më parë kanë njoftuar arritjen e një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, të cilën nuk e kanë zyrtarizuar ende.

-Advertisement-

E Pep Guardiola, dëshiron që Lionel Messi të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

“Ne të gjithë duam që ai të vazhdojë kontratën me Barcelonën”, ka deklaruar Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera