Lajme

Glauk Konjufca: Edi Shukriu ishte shembulli i gjallë i gruas

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 17 January 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes së shquar, shkrimtares dhe ish-deputetes, Edi Shukriu, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se  , ajo la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik, transmeton Klan Kosova.

“Edi Shukriu dha kontribut të pazëvendësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Akademikja Shukriu njëkohësisht ishte shembulli i gjallë i gruas së angazhuar e aktiviste me pjesëmarrjen e saj në proceset kyçe nëpër të cilat kaloi populli dhe shoqëria jonë. Trashëgimia që e la pas mbetet për t’u studiuar e kujtuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e saj, bashkëpunëtorët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Ndryshe akademikja kosovare, Edi Shukriu ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera