Lajme

Gjukanoviq: Abazoviq punon për të mirën e Serbisë së Madhe, së shpejti nuk do të jetë në politikë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 02 October 2022

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka shërbyer Serbisë së Madhe në kurriz të Malit të Zi, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, se “e braktisi agjendën evropiane”.

Sipas Gjukanoviq-it, Abazoviqi rrugëtimin evropian e ka sakrifikuar, “ në favor të arritjes së qëllimeve të Serbisë së Madhe dhe kleronacionalizmit të Kishës së Serbisë”.

-Advertisement-

“Është ai që vazhdon të kontribuojë në kalbëzimin institucional të Malit të Zi, e përsëris, duke përmbushur kështu ëndrrat dhe dëshirat e ideologëve të nacionalizmit serbomadh dhe imperializmit rus në Mal të Zi. Nuk mund ta cilësoj ndryshe nga mënyra se si e cilësova unë, eufemizmat nuk ndihmojnë në këtë situatë, duhet të bësh një prerje të qartë, të tregosh adresën e përgjegjësisë për krizën në të cilën ndodhet Mali i Zi dhe të përpiqesh ta zgjidhësh atë politikisht”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Më tej, Gjukaoviq ka thënë se për një veprim të tillë një ditë do të përfundojë në gjykatë, sepse e gjithë kjo sipas tij është përshkruar shumë saktë në Kodin Penal të Malit të Zi, vetëm autoritetet duhet të merren me të.

“Më besoni, jam marrë shumë me të edhe pse nuk jam kompetent, kjo përshkruhet në kreun 11 të Kodit Penal të Malit të Zi, sepse kjo dhe kjo sjellje dënohet me burgim nga tre deri në 15 vjet”, ka sqaruar ai.

Sipas Milo Gjukanoviq-it, Abazoviq dëshiron që ta zhdukë atë nga skena politike.

“Por gjatë 30 viteve të mëparshme kam mundur kundërshtarë shumë më seriozë se Dritan Abazoviqin, ata kishin të njëjtën dëshirë që ka edhe ai. Ata ikën sot, unë jam këtu. Nuk mendoj se së shpejti do të jetë as në skenën politike të Malit të Zi”, përfunduar Gjukanoviq, raporton Vijesti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera