Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 06 June 2022

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

I njëjti tha se me rastin janë marrë njësitet përkatëse për deminim duke e kanë larguar nga vendngjarja mjetin e pashpërthyer.

-Advertisement-

“Gjatë natës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pashpërthyer (granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, tha Zahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera