Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar në Skenderaj, FSK del në vendngjarje

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 12 June 2022

Një mjet i dyshuar është gjetur dje në fshatin Radishevë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se mjeti ka qenë i llojit “Mortaj” e dorës, e cila ka qenë e zbrazët dhe pa predhë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

-Advertisement-

Në raport thuhet se nuk ka pasur ndonjë incident.

“Ankuesi mashkull kosovar ka gjetur një mjetë të dyshuar  të llojit Mortaj e dorës e zbrazët pa predhë. Njësiti i FSK-së për deminim ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera