Lajme

Ganimete Musliu kritikon kryeministrin: Turp për ty Albin Kurti

Autori: Ermirë Berisha 22:38 | 20 January 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi që nuk ka vizituar disa komuna tjera të cilat janë goditur nga vërshimet, shkruan Gazeta inFokus.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Drenica është në një gjendje shumë të rëndë dhe është braktisur nga qeveria.

“Drenica po e përjeton një situatë shumë të rëndë. Vërshimet shkaktuan shumë dëme materiale, por me devotshmëri jemi edhe të lumtur që nuk kemi humbje në njerëz. 23 vjet pas lufte, Drenica është braktisur nga qeveria dhe nga institucionet e vendit. Kjo qasje na e sjell ndërmend të kaluarën; Diferencimet, anashkalimet, dhe ofendimet si trevë dhe si qytetarë të kësaj treve heroike dhe shumë fisnike”, ka shkruar deputetja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera