Lajme

Fronti ukrainas: t’i godasësh rusët kur janë në gjumë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 10 April 2022

Njësia elitare e dronëve ukrainase Aerorozvidka, një njësi e specializuar e zbulimit ajror, ka shkatërruar tanke, kamionë komandues dhe automjete me pajisje elektronike që nga fillimi i pushtimit

Ne sulmojmë natën, kur rusët janë në gjumë”, tha Jaroslav Honcar, komandant i Aerorozvidka-s. Ai shpjegon se si forcat ruse janë statike gjatë natës dhe fshihen në tanke midis shtëpive në fshatra, duke e ditur se artileria konvencionale ukrainase nuk do të qëllojë ndaj tyre për shkak të mundësisë për të goditur civilët. “Është e pamundur të shohësh drone gjatë natës. Mund të sulmojmë edhe në fshatra, pa shumë dëme anësore”, tha një nga komandantët.

Aerorozvidka ka një flotë dronësh të fuqishëm me tetë rotorë të armatosur me granata antitank dhe të pajisur me kamera termike. Një nga dronët në flotë, R18, mund të fluturojë katër kilometra, për gjithsej 40 minuta dhe të hedhë bomba me peshë pesë kilogramë. Flota përfshin gjithashtu një dron zbulues PD-1 që mund të kalojë tetë orë në ajër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera