Sport

Flet lojtari i Prishtinës që i shënoi gol Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 January 2021

Barcelona mbrëmë mposhti Mabetex Prishtinën në futsall me rezultat të thellë 9-2, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ishte hera e parë që një skuadër kosovare është ballafaquar me një kundërshtar kaq me emër, siç është skuadra spanjolle.

Njëri ndër lojtarët që mbrëmë arriti të shënonte për Prishtinën, Mërgim Dervishaj, ka folur për Gazetën inFokus, i cili ka thënë se ndeshja e mbrëmshme ishte mjaft e vështirë.

-Advertisement-

“Natyrisht që nuk është e lehtë të përballesh me një ekip të organizuar siç është Barcelona. Ne dhamë aq sa kishim mundësi, ishte ndjenjë e jashtëzakonshme të të isha pjesë e listës së golshënuesve të mbrëmshëm kundër Barcës, ky ishte edhe qëllimi im”, ka thënë fillimisht Dërvishaj.

Tutje golashënuesi i mbrëmshëm ka bërë të ditur që pas ndeshjes, menaxherët spanjoll kanë kërkuar të kontaktojnë me të.

“U mundova të bëja një paraqitje të mirë dhe pas ndeshjes dikush nga menaxherët spanjoll me kërkoj kontaktin”, ka përfunduar Mërgim Dervishaj.

Pas kësaj humbje, skuadra nga kryeqyteti është eliminuar nga Liga e Kampionëve në futsall./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera